BallinaAktualitetPërmbytjet katastrofike në Gjermani, babai shqiptar bashkohet me vajzat që rezultonin të...

Përmbytjet katastrofike në Gjermani, babai shqiptar bashkohet me vajzat që rezultonin të humbura

Përmbytjet në Gjermania kanë shkaktuar dhimbje të madhe për shumë familje, ndërsa deri tani, sipas autoriteteve, janë regjistruar mbi 80 viktima e 1300 persona rezultojnë të zhdukur.

Por makthi është kthyer në gëzim për një baba shqiptar, i cili ka mundur të bashkohet me dy vajzat e tij.

Shefik Hyseni, 46 vjeç, arriti të përqafojë vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat autoritetet i kishin shpëtuar me helikopter

Hyseni tha për BILD: “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë. Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”.

I dëshpëruar, ai priti tërë natën në një urë nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Por dje në orën 5.30 pasdite i erdhi lajmi që e lumturoi pasi vajzat e tij ishin shpëtuar nga shtëpia e përmbytur me helikopter.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular