Një ngjarje e rëndë ësht% shënuar sot në Korçë. Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr. 8.
“News 24” raportoi se viktima jetonte i vetëm në banesë. Gjithashtu bëhet e ditur se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja e trupit të 52-vjeçarit, nuk rezultuan shenja dhune. Po ashtu bëhet e ditur se 52-vjeçari njihej si person i alkoolizuar.