BallinaAktualitetIshulli i miliarderëve rikthen masat kufizuese/ S’ka muzikë gjatë 24 orëve!

Ishulli i miliarderëve rikthen masat kufizuese/ S’ka muzikë gjatë 24 orëve!

spot_img
spot_img

Greqia po përballet me një rritje të lartë të numrit të të infektuarve me Covid dhe variantin Delta, vetëm pak kohë pasi u lehtësuan masat kufizuese. Vetëm ditën e djeshme në Greqi u regjistruan 2691 raste të reja me Covid, e duke marrë shkas nga kjo rritje e frikshme qeveria greke ka rikthyer masat kufizuese.

Mediat greke kanë raportuar se Mykonos, një prej ishujve më të bukur e të shtrenjtë do të izolohet në mes të sezonit turistik, pasi numri i të infektuarve po rritet çdo ditë. Urdhëri për masat e reja ka ardhur nga ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimin e Krizave. Kështu duke filluar nga dita e sotme në Mykonos do të ndalohet qarkullimi nga ora 01:00 në mbrëmje -06:00 në mëngjes dhe do të ndalohet muzika.

Nga sot e Shtuna 17/7 dhe për shkak të shpërthimit shqetësues lokal të epidemisë gjatë 24 orëve të fundit, me shpërthime dhe grupe të shumta, Qeveria vazhdon me miratimin dhe zbatimin e masave të veçanta për ishulli i Mykonos.

Ndalimi i qarkullimit nga 01.00 në mbrëmje deri në 06.00 në mëngjes, me përjashtim të arsyeve të punës dhe arsyeve të rënda shëndetësore.

Ndalimi i muzikës përgjatë njëzet e katër orëve, duke filluar nga sot në 18:00.

Masat janë të vlefshme deri të hënën 26/7 në 06:00 në mëngjes me një rivlerësim të ndërmjetëm të situatës epidemiologjike.

Ne u bëjmë thirrje banorëve dhe vizitorëve të ishullit të zbatojnë masat, si dhe autoritetet e ishullit që të aktivizojnë menjëherë informacionin dhe mekanizmat e kontrollit për respektimin e tyre, në mënyrë që përhapja e virusit dhe Mykonos të mund të bëhet e kontrolluar dhe së shpejti situata të kthehet në normalitet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular