BallinaAktualitetStuhia mbërrin në Fier/ Reshje të shumta shiu, fermerët të frikësuar

Stuhia mbërrin në Fier/ Reshje të shumta shiu, fermerët të frikësuar

spot_img
spot_img

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë këtë të diel një pjesë të mirë të Shqipëriës. Ashtu siç ishte parashikuar, moti me reshje ka pushtuar edhe qytetin dhe rrethinat e Fierit.

Deri tani nuk raportohet për dëme, ndërsa shiu vijon, siç shihet dhe në pamjet që gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb”. Momentalisht situata paraqitet normale, ndërkohë që në qytet nuk paraqiten akse të bllokuar, si pasojë e reshjeve.

Situata është nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa më të frikësuar ndjehen fermerët që kultivojnë prodhimet e tyre në sera, pasi në situata të tilla, më parë, ka pasur edhe dëme në sera. Reshjet shoqërohen edhe me rrufe dhe bubullima. Një pjesë të mirë të qytetarëve këto reshje mes korrikut i kanë gjetur të papërgatitur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular