BallinaKronikeEMRAT/Ndërtuan pa leje në Velipojë, në pranga tre persona

EMRAT/Ndërtuan pa leje në Velipojë, në pranga tre persona

Policia njofton se ka arrestuar tre persona në Velipojë, pasi kanë tentuar të ndërtojnë pa leje në bregdet.

Në pranga kanë rënë shtetasit Artan Kodra, Aleksandër Simoni dhe Xhovalin Sukaxhia.

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Shkodër

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në bregdet

Tenton të ndërtojë në bregdetin e Velipojës Beach-bar, pa lejet përkatëse , vihen në pranga pronari dhe dy punëtorët që po ndërtonin.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestuan shtetasit:

A. K. 40 vjeç, banues në fshatin Hajmel,  Vau i Dejës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”

A. S. 49 vjeç, banues në fshatin Mnelë,  Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Xh. S. 52 vjeç banues në fshatin Hajmel,   Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur “Vilun”, Pulaj, Plazh Velipojë, janë konstatuar duke punuar në një objekt ndërtimi me konstrukt druri ,lokal,Beach-bar në pronësi të shtetasit A. K. pa lejet përkatëse të organeve kopetente.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular