Britanikët i janë rikthyer sërish festave të “shthurura” në rrugët e qyteteve.
Ata duket se e kanë lënë pas krahëve disfatën në “Euro 2020” një javë më parë dhe kanë nisur të argëtohen me alkool e “prapësi”
Të rinjtë janë parë në rrugët e qyteteve këtë fundjavë. Grupe grupe, ato janë drejtuar për në klubet e natës, madje disa, e kanë tepruar me konsumimin e alkoolit dhe janë shtrirë të pavetëdijshëm në rrugë.
Në disa raste, sipas mediave britanike, është nevojitur edhe ndërhyrja e policisë, për të normalizuar situatën. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.