Bizneset në Vlorë kanë zgjedhur një formë të veçantë proteste, me qëllim plotësimin e kushteve nga ana e qeverisë për ndryshimin e fashës së orarit.
Përpara orës së mbylljes së muzikës, të gjitha lokalet kanë vendosur në sfond himnin kombëtar.
Bizneset në Vlorë prej disa ditësh kanë kërkuar zgjatjen e orarit për muzikën përtej orës 22:00 që është aktualisht.
Po ashtu ata kanë bërë edhe një kërkesë, drejtuar kryeministrit Edi Rama, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.
Të hënën ata kanë paralajmëruar protesta për lehtësimin e masave.