Eva Murati, ka zbuluar se ka marrë oferta goxha tunduese nga projekte mjaft të rëndësishme në Itali.
Së fundmi, për “Pushime On Top”, Eva ka rrëfyer se së shpejti do ta shohim në një program televiziv në shtetin fqinj.
“Gjërat në Itali po shkojnë shumë mirë, nuk duam t’i marr mësysh se besoj pak të këto. Definitivisht gjërat po shkojnë shumë mirë”, u shpreh ajo, duke konfirmuar se do ta shohim me një program televiziv.
Mirëpo, Eva preferoi të mos japë më shumë detaje.
E pyetur për “armiqësitë” e aluduara me koleget e saj, moderatorja u shpreh:
“Kam shumë miqësi me moderatoret. Nuk e kam thënë ndonjëherë këtë. Fliten lart e poshtë fjalë pa lidhje, por unë nuk kam armiqësi me asnjërën”
Më herët, Eva ka zbuluar për “Edicioni Veror” se pas dy kontratave të suksesshme, tanimë listës i është shtuar edhe një tjetër me firmën e njohur të kafesë.
“Pas kontratave zyrtare në Itali me ‘Yamamay’ dhe ‘Carpisa’, tashmë do të jem imazhi i një tjetër brandi shumë të rëndësishëm atje siç është Lavazza, kafja e famshme. Shumë shpejt do të iki atje, jo vetëm të zyrtarizoj kontratën, por do të bëj edhe një vizitë në fabrikën e Lavazzës dhe në muzeun e tyre, që mu duk shumë interesante dhe mezi po pres ta provojë si eksperiencë”, tregoi bukuroshja.