BallinaKryesoreAgron Gjekmarkaj: Kronika në hall me qortimet e Kumbaros ndaj Haritos. E...

Agron Gjekmarkaj: Kronika në hall me qortimet e Kumbaros ndaj Haritos. E ç’janë dy herë të qara? Po puset me lot të Mimit, Elisës e Besës? Kur po qan dhe Akademia e Gjinushit, mendo pastaj për…

spot_img
spot_img

AGRON GJEKMARKAJ

E nisem pertueshem “Kroniken e veres ” sikur na ishin mpirë mendimet e sosur gazi. Frika se do na shtohen hasmit mbetet ngaqë nuk u bejmë derman të gjithëve për t’jua gjetur një qoshe në të. Kryeministri sa një bina zë Odanë e madhe më bëmat , gjestet dhe parabolat e veta ! Së fundmi për të ska fakte po vetem deshmI!

Dikush thotë u pa mbi një mal duke kqyrur qiellin, një tjeter në det duke perkedhelur valet ! Në grup bëjnë be se është shfaqur në një fshat duke mjekuar të semuret ndoca në pallat mbreteror duke qortuar farisejtë, disa per qiell e dhe thonë se fryu bulçinjet dhe hapi tunelin e Llogarasë me një firome, një bari betohet se aty u ndodh kur thau keneten me gazra për të bërë aeroportin e Vlores! Turistë të huaj pretendojnë se në lumin e Vjoses paskesh pagezuar një rilindas të asaj ane për ta rritur si pasardhës ! Mes keso hallesh sigurisht pak vënd mbetet për gjëra të zakonshme e të vogla si ato që trajtuam herën e shkuar por të mjaftueshme që partia tënë të na marrë zët !!

Në këtë hullibvemendjen na terhoqi qortimi i rëndë që shoqja Mirela Kumbaro i bëri shoqes Milena Harito e cila ardhi nga Parisi e na leshoi gjëmen mbi të gjitha shoqet e Qeverisë dhe të grupit parlamentar rilindas me deklaraten e saj të pamend se vetem dy herë paskësh qarë nga emocionit e tensionit që ka shkaktuar Lideri !! Ne të Kronikes po e menaxhojmë këtë ngjarje me seriozitetin që na dallon! Po mundohemi ta risjellim siç e degjuam.

Kjo qënkesh një fyerje e madhe për lumin rreke të loteve që janë derdhur nga viti 2013 e ketej e mbase edhe më perpara!! Si guxueka Milena të thotë qava vetem dy herë kur unë kam gjithë jeten që e qara nuk me ndahet !! Qava ditë per ditë nga ankthi për ta njohur , qava nga gezimi kur e njoha, qava kur me besoi të behesha ministre, qava pas çdo suksesi prej lavdrimeve të tij , qava pas çdo deshtimi kur kritika me hoq, qava kur me shkarkoi si ministre, qava kur me kantidoi perseri si deputete, qava bashkë me Termetin kur të skalitur në mur e pashë portretin e tij , qava pasi me të eca sokakeve të Gjitokastres! Qaj kur e kam afer nga gezimi dhe larg nga malli.

Qaj kur nje thinjë i shtohet në mjekerr dhe një rrudhë në atë ballë si rrepire mali aqësa faqet e mia duken si ujëvara!! Qaj kur ai gezohet ënde më teper kur e fisnikeron marazi.
Në një lotore të praruar i mbledh gjithë këta lot në një dhomë të vetmuar i ruaj mbyllur me shtatëqind çelesa !! Vetem kënga ” çka të ka syni që të loton” ma qeton xhanë e bërë tallaz nga admirimi e vojtja ! Kjo do jetë edhe motoja e mandatit të tretë!!

Por këta janë vetem lotet e mi! E di ti shoqja Milena sa lot ka derdhur Etilda e sa ende do i vershojnë nga ato syçka? Po askund nuk tu lagen këmbet nga krojet që me lot mbushi Olgerta gjatë luftes me virusin ! Ti në Kryeministri e pate zyren afer shoqes Elise dhe se kuptove pse myk e kerpudha u shfaqen në mure nga qashtersia e loteve të saj e sa është gati të derdhë për tu bërë Kryetare Parlamenti për të gezuar Shqiperinë?? Po puset me lot që mbushi Mimi ndër dekada a nuk ta bëjnë zemren varrë ?? Po Anila Denaj që iku nga mledhja e qeverisë me ngasherime s’ta keputi shpirtin e sa qau më pas për të marrë faljen? Po lotet e Beses moj e pabese asgje s’ të duken ty? Psheretima e Nikos të pazhurma gjithësesi të dhemshura nuk ti plagosin emocionet? Po ngasherimet e Ditmirit kur e kuptoi gabimin e madh e zemren i bëri lëngatë, duke i perbuzur makinen e sidomos tani që po shkon në kurbet ??

Eh moj Milena se paske vlersuar kurrë fatin e madh që tu dha , buzeqeshjen e lumturisë !! Ti mbase qan çdo ditë ndanë Senes apo poshtë Harkut të Triumfit dhe nuk e thua për të treguar forcë por ta dish kjo forcë është dobesi dhe mosmirnjohje , sot dobesia jonë është forca e Liderit ! Kjo e qarë duhet deshmuar faqe shoqerisë e cila duhet ndjellur në këtë rrugë në këtë elikzir !! Po sa ka qarë atij Parisi Ornela Vorpsi kur qyteti mahnitej nga piktori bohem me tas makaronash në peqi e kpuç mbi krye , e sa qan ënde kur tani kur ai nën hije mani larg syve mekatarë,po i perkthen vepren ??!!! Po burrave sa piskama e vaje me të keputë shpirtin në zyrat e pushtetit jua kanë stolisur pozicionin në histori ?? E ke parë ti mjekrren e Arben Ahmetajt të dridhet si purteke apo e kecit në të ftohtë, dhe lotet tek i fshin me një shami Burberry ?Po hingellimet e Damian Gjiknurit dhe lotet tek i binin mbi gjunjë pas çdo tenderi gati për tu mbytur në to? Po vikamat e Erjon Braçes pas doli beterr në Divjakë , lidhur pas këmbeve të liderit që të mbetet Zv Kryeminister nuk ta bëjnë mishin kokerr ?

Sa ka qarë Saimir Tahiri para tij more aman aqësa Çuçi edhe pse perpiqet është ënde pas !! Sa na deshperove moj Milena !! Mirnjohja vjeterohet e para thotë Aristoteli po ti se paske patur kurrë atë ! Por je e krishterë ly falje se falja të dlir ! Kater vjet ministre dhe vetem dy herë paske qarë-haram i paç ! Zift të daltë nga syte teksa ne lotët qelibar na marrin rrugen e zemres e na qullin sytë!! Ne e kemi gjetur rrugen e virtytit ti e humbe atë !! Tani ashtu si ne po qajnë të gjithë , oligarket, biznesmenet, mediat, Akademia e Gjinushit me perjashtim të të të paudhit Artan Fuga që ënde qesh, ndonjë Lubonjë a Bushat, Universitetet, qytetaret, fshataret gazetaret , mbarë shoqëria !!

Janë lot gezimi që ti jua ke harruar shijen dhe s ‘ke parë gjë akoma sa do të qaj unë sëbashku me shoqëni, sa do të qajë gjithë ky milet !! Lideri tani do të bëjë konkursin e lotit më të qashter , më të vertetë, më të ëmbel, të vetë smeraldit ! ! Ne do dorezojme lotoret tona dhe ngasherimet me video të cilat do të analizohen në laboratorin që shqoi zërin e Babales! që mbetqejfje pat ! Loti i ndershem e sinqertë të ben ministre! Loti i dashur zevendesministre! Loti i rrjedhshem sekretar të pergjithshem e keshtu me rradhe! Aty do zbulohen edhe lotet e krokodilit ata që qajnë kinse , të cilet i pret debimi e perjashtimi !!

Mbi lotin dhe kriteret e tij do bëhet qeveria e trete ! Gezim per mua është loti dhe ankth gjithë koha nga loti në lot !! Eja, Eja dhe qaj disa ditë rresht e ai me siguri do të falë dhe ky gezim do jetë kujtimi më i madh i jetes, ç’them keshtu vetë jeta dhe nostalgji e tij lot të meritur do të japë sa dhe të kuptuarit e gjëmes që leshove

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular