Nga Kastriot Myftaraj
Edi Rama paska marrë përsipër që të shpjegojë në prani të Vuçiçit se përse bashkimi i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk qenka Jugosllavi e vogël. Për këtë Rama ka gjetur atë që në raste të tjera e quan arsye të mosarsyes, fjalë që Servantesi e ve në gojën e Don Kishotit. Rama tha se nëse Bashkimi Europian është Jugosllavi e Madhe atëherë mund të bëhet fjalë për Jugosllavinë e Vogël të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.
Por që Bashkimi Europian të ishte Jugosllavi e Madhe, apo më saktë Eurosllavi, ishte dashur që të kishte edhe Rusinë brenda. Bashkimi ballkanas të cilit po ia ndryshojnë emrin çdo vit është Jugosllavi e vogël pikërisht sepse ka dy republika ish-jugosllave brenda, duke përfshirë më të madhen Serbinë, si dhe Shqipërinë të dëshiruar me kohë si republikë shtesë e Jugosllavisë.
Jugosllavia në shekullin XX është lidhur me emra të ndryshëm, sipas formave të saj. Jugosllavia mbretërore u quajt e Karagjorgjeviçëve, sipas emrit të dinastisë në Beograd. Jugosllavia komuniste u quajt e Titos. Jugosllavia e mbetur pas shpërbërjes në 1991-92 u quajt e Milosheviçit. Jugosllavia e re e sotme është ajo e Vuçiçit.
Çfarëdo që të thotë Edi Rama, mjafton të shikosh hartën dhe kupton se kemi të bëjmë me njëJugosllavi të vogël plus republikën shtesë të dëshiruar prej saj, Shqipërinë.
Partia Socialiste e ShqipërisëështëPartia Serbosocialiste. Ajo është partia që e krijuar në 1941 nga dy komunistë serbë Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, dhe që ka ndryshuar dy herë emrin në 1948 dhe 1991. Në tetëdhjetëvjetorin e saj e shikon të ardhmen e Shqipërisë të lidhur me Serbinë.
PS është dhe mbetet Partia Serbe në Shqipëri.