BallinaKryesoreRama me Vuçiç në Shkup, Presheva kërkon ndihmë nga Tirana: Po bëhet...

Rama me Vuçiç në Shkup, Presheva kërkon ndihmë nga Tirana: Po bëhet spastrim etnik

E ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Shkup krah presidentit serb Aleksandër Vuçiç ku dukej dukshëm dakordësia mes tyre, Tiranën e vizitoi kreu i komunës së Bujanovcit Nagip Arifi.

E ndërsa Në Shkup presidenti serb Aleksandër Vuçiç e kryeministri Edi Rama bënin apel për të lënë pas të shkuarën për të parë drejt të ardhmen para të gjithash në ngritjen e standardit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve tanë, Tiranën e vizitoi i pari komunitetit shqiptar të komunës së Bujanovcit për të kërkuar ndihmë sepse Serbia po përdor metodën e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Sot patëm një takim vëllazëror. Paradite u takova me Presidentin Ilir Meta, ministrin Majko, dhe tanimë me kreun e PD. E njoftova me problemet e sfidat e shqiptarëve kryesisht në Bujanovc. Si po vepron Serbia ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si po përdor metodën e spastrimit etnik. Ne kërkuam ndihmën e shtetit shqiptarë sepse Shqipëria e fortë, Shqipëria në NATO, Shqipëria në BE, po ashtu një Kosovë e pavarur me pretendime të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së. Edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë më të sigurtë, më të fortë. Unë mendoj dhe shumë shpresoj se shqiptarët një ditë do të jetojnë të bashkuar në Europën e bashkuar.” tha Arifi pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Në Shkup krah Vuçiç e teksa po fliste për projektin e “Ballkanit të hapur” , kryeministri Rama “heshti” nuk përmendi asnjë fjalë për shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk i foli për spastrimin etnik  nga i ashtuquajturi “procesi i përcaktimit të adresave të shqiptarëve”.

Në Tiranë  opozita e dënoi me forcë dhe u kërkoi autoriteteve serbe ta ndalin menjëherë  këtë praktikë të paligjshme

“Partia Demokratike dënon me forcë dhe i kërkon autoriteteve serbe, nga kreu i shtetit tek qeveria serbe, të ndalin menjëherë këtë praktikë të paligjshme, sikundër i bën thirrje Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës që përmes presionit të drejtpërdrejtë të bëjnë gjithçka për të ndalur këtë spastrim etnik që po ndodhë tashmë prej vitesh përmes pasivizimit të adresave ku vetëm në komunën e Bujanovcit për shkak të këtij procesi të paligjshëm dhe me reminishencat e regjimeve të kaluara mbi 2 mijë qytetarë të kësaj komune, shqiptarë, kanë humbur të drejtën e rezidencës, të sigurimeve shoqërore dhe të drejta të tjera që burojnë nga regjistrimi i ligjshëm si banor të kësaj komune” u shpreh Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular