BallinaOP EDNdotja në Fier, Eralda Tase: Prokuroria duhet të gjejë fajtorët qofshin dhe...

Ndotja në Fier, Eralda Tase: Prokuroria duhet të gjejë fajtorët qofshin dhe veshur me kostum pushtetari

spot_img
spot_img

Nga Eralda Tase

Në bazë të informacioneve shkencore të specialistëve situata që është krijuar në qytetin tim, për post që është një aferë e madhe korruptive dhe një dëm i madh ekologjik shkakton gjithashtu pasoja të parikuperueshme në shendetin e banorëve. Ia çfarë thone specialistët për situaten e shkaktuar nga djegia e plehrave.
Djegia e plehrave mund të shkaktoj probleme shëndetësore afatgjata. Kimikatet toksike të lëshuara gjatë djegies përfshijnë oksidet e azotit, dioksid squfuri, kimikate organike të paqëndrueshme (VOCs) dhe lëndë organike policiklike (POM). Djegia e drurit të plastikës dhe të trajtuar lëshon gjithashtu metale të rënda dhe kimikate toksike, të tilla si dioksina.
Njerëzit e ekspozuar ndaj këtyre ndotësve të ajrit mund të përjetojnë acarim të syve dhe hundës, vështirësi në frymëmarrje, kollitje dhe dhimbje koke. Njerëzit me sëmundje të zemrës, asthma bronkiale, enfisemë ose sëmundje të tjera të frymëmarrjes janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndotësve të ajrit. Probleme të tjera shëndetësore të rënduara nga djegia përfshijnë infeksionet e mushkërive, pneumoninë, bronkiolitin dhe alergjitë.
Gjithashtu kimikatet e lëshuara në ajër mund të kontaminojnë ujrat nëntoksorë, të infiltrohen në ushqimin e bagëtive, të depozitohen në indin e tyre dhajmor si dhe te bien mbi sipërfaqet e tokave të mbjella . Kjo lloj shperndarje e tërthortë lejon shpërhapjen e këtyre lëndëve në rrugë të tjera hyrëse në organizëm, siç është rruga orale nëpërmjet ushqimit.
Në terrene të tilla nxiten mutacionet e qelizave të organizmit dhe rritet risku për të zhvilluar sëmundje kancerogjene.
E pra sic shihet, jo thënë nga unë por nga specialistët, kjo situatë e krijuar prej ditesh ndikon direkt në shëndetin e banorëve dhe padyshim dikush duhet të përgjigjet për këto dëme që ka krijuar kjo situatë.
Prokuroria duhet të gjejë patjetër fajtorët qofshin këta keqbërës të thjeshtë apo të veshur me kostum pushtetari. Ndryshe do vazhdojmë pafund të gjendemi në situata të tilla.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular