Këngëtarja Remzie Osmani ka reaguar në lidhje me videon që disa orë më parë këngëtarja me famë botërore postoi në rrjetet sociale.
‘Ylli’ i popit në një video që publikoi në “Instagram” shfqet me gotën e rakisë në kokë, shami në dorë teksa kërcen këngën e Remzie dhe Nexhat Osmanit “Hajde luj qyqek”.
Osmani ka ripostuar këtë video duke thënë se është kënaqësi të shohësh një yll si Dua, që nuk harron gjuhën dhe muzikën shqiptare.”
“Kenaqesi me e pa se si nje yll boteror si Dua, eshte kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muziken shqipe. Faleminderit Dua. Je yll”– shkruan Osmani krahas videos që Lipa shfqet duke kërcyer në rrethin e saj shoqëror.