BallinaAktualitetIsh-deputeti i PS: S'ka votime më 30 Qershor, do të ketë zgjedhje...

Ish-deputeti i PS: S’ka votime më 30 Qershor, do të ketë zgjedhje të parakohshme

spot_img
spot_img

Për juristin Sokol Hazizaj, ish-deputet i PS, organizimi i zgjedhjeve lokale me 30 qershor është i pamundur. Arsyet që jep nuk janë të lidhura me krizën politike por  kushtetuese dhe ligjore. Argumenti më i fortë qe jepet nga Hazizaj është se ‘ligji elektoral nuk i ofron subjekteve politike vajtjen në procesin zgjedhor në datën’.

“Në situatën në të cilën ndodhemi ne para detyrimeve të Kodit Zgjedhor, mospërmbushjes së detyrimeve ligjore nga KQZ, mospërmbushja e detyrimeve ligjore dhe kushtetuese e subjekteve politike, pamundësia e përmbushjes së detyrimeve ligjore nga Presidenti për identifikimin dhe deklarimin e kësaj situate ku ndodhet Shqipëria e bëjnë të pamundur zgjedhjet administrative të datës 30 Qershor. Kjo nuk është çështje politikë më. Kjo është çështje kushtetuese dhe ligjore. Gjithë situata ku ndodhemi ne vendos përballë dëshirën për të përmbyllur politikën me pamundësinë kushtetuese për të realizuar këtë lloj dëshire. Ligji elektoral nuk i ofron subjekteve politike vajtjen në procesin zgjedhor në datën 30 Qershor 2019”, deklaroi ai në Abc News përballë gazetares Mirela Milori.

Juristi është i bindur se zgjedhjet e përgjithshme të 2021 do të mbahen më shpejt, ndërsa jep edhe afate kohore: Ose bashkë me zgjedhjet lokale ose pas katër muajsh nga zgjedhjet lokale.

Besoj që në zgjidhjet e mundshme ligjore do kemi tre hapa para. Do kemi shtyrjen e karakterit ligjor në kohë dhe hapësirë të zgjedhjeve të 30 Qershorit. Do kemi përmbushjen e detyrimeve kushtetuese të Kuvendit dhe Presidentit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Misioni që do marrë Gjykata Kushtetuese për zhvendosjen e zëvendësimeve të fundit dhe së fundmi do kemi pastaj zgjedhjet politike që do jenë shumë afër, jo në 2021. Ose bashkë me zgjedhjet lokale ose pas katër muajsh nga zgjedhjet lokale”,sqaron ai, që shton se nëse palët politike bien dakord, presidenti e shtyn menjëherë datën e zgjedhjeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular