“Rave Party” është një festë ilegale që zhvillohej në Romë prej kohësh dhe ku merrnin pjesë të rinj nga e gjithë Europa.
Policia zbarkoi kohë më parë në fshatin Valentano ku pati shumë arrestime për shkak të përdorimit të shumtë të drogës.
Siç raportohet, një nga pjesëmarrësit tregon se destinacioni i radhës është Shqipëria.
“Takimi tjetër është përcaktuar 1 shtatori në Shqipëri. Por detajet në lidhje me eventin do të bëhen publike në grupet e Telegramit,” thotë ai.
“Do ketë lloje të ndryshme lëndësh narkotike. Në makina ishin vendosur edhe tabela me çmimet e substancave. Ketamine: 5 euro. LSD: 10 euro”, deklaron një tjetër i pranishëm.
Pjesëmarrësit në “Rave Party” mblidhen individualisht dhe informohen si përmes grupeve në Telegram (ose WhatsApp) ashtu edhe përmes fletushkave. Festa e organizuar është pa rregulla dhe e tërbuar, ku të rinjtë festojnë me muzikë të lartë dhe konsumojnë lëndë narkotike.
Javën e kaluar një 25-vjeçar nga Londra humbi jetën gjatë kësaj feste. Edhe pse është munduar që festa të organizohet në Gjermani e Belgjikë, por policia e ka ndaluar.