Është identifikuar një nga viktimat e aksidentit tragjik në Qafë Muzinë. Mësohet se furgoni që ra në mbi 50 metra greminë drejtohej nga shtetasi Bardhi Proda, 51 vjeç.
Shoferi 51-vjeçar kryente shërbimin e linjës Sarandë-Tiranë-Sarandë me furgon, ku nisej herët në mëngjes rreth orës 04:00 nga Saranda për në kryeqytet, dhe në orën 11:00 bënte kthimin. Ai kishte vite që punonte si shofer dhe bënte pikërisht këtë linje