BallinaAktualitetE plotë/ Nga karantina 10 ditore, te ora policore e masat në...

E plotë/ Nga karantina 10 ditore, te ora policore e masat në kufi, Komiteti i Ekspertëve njofton masat e reja anti-covid. Ja çfarë duhet të dini

spot_img
spot_img

Duke nisur nga data 1 shtator, vendi ynë do të aplikojë masa të reja anti-covid, të cilat janë forcuar për shkak të rritjes së rasteve të infektimeve.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të ndryshojë orën policore, e cila do të hyjë në fuqi nga 23:00 deri në orën 06:00. Po ashtu, masa të reja do të aplikohen dhe në pikat kufitare të Shqipërisë, ku qytetarët duhet të plotësojnë 3 kushte.

Kështu, duke nisur nga 6 shtatori, kush do të hyjë në kufijë e territorit shqiptar duhet të këtë pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose provë të kalimit të covid, 6 muaj pas shërimit, si dhe karantinë për 10 ditë. Komiteti Teknik më tej vendosi, bërjen me detyrim të vaksinës për mjekët, studentët dhe mësuesit.

Masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve:

– Duke filluar nga data 1 shtator ora policore nga 24:00 deri në 06:00 që është sot do të shkojë në 23:00 deri në orën 06:00
– Duke filluar nga data 6 shtator qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

1. Të paraqesin pasaportën e vaksinimit ku data e vaksinimit të plotë të jetë jo më e vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi.
2. Të kenë testin PCR negative brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenik brenda 48 orëve.
3. Ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars Cov2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Kjo është e vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë transit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

– Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

– Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit në vlerësim të përgjegjshmërisë qytetare për mbrojtjen e shëndetit publik ka vendosur rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të riskuara nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët.

– Vlerësohet që shtatori, duke qenë muaj i hapur të jetë periudha që të gjithë stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët, të kryejnë vaksinimin dhe deri në datën 30 shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentët pranë zyrave të përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania.

– Pas kësaj date për ata të cilët nuk e kanë, do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do të bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës. Një dokument i cili do të vlerësohet me përgjegjshmëri përveç mjekut dhe specialistit që e ka dhënë edhe nga specialisti i Institutit të Shëndetit Publik për të evituar ndonjë marrje vendimi jo shumë të saktë.

– Për studentët bëjmë thirrje edhe njëherë vaksinim brenda muajit shtator në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet në auditore ashtu siç ata e kanë kërkuar vazhdimisht dhe të lehtësohet ecuria e procesit mësimor.

– Informojmë që vaksinimi kryhet në çdo qendër shëndetësore dhe në pikat e vaksinimit të përqendruar. Penaliteti për paraqitjen për marrjen e PCR në mënyrë periodike do të fillojë vetëm mbas datës 30 shtator

– Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre.

– Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve.

– Vazhdon të mbetet në fuqi urdhëri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

– Në të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor vazhdon të mbetet në fuqi moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat të cilët janë të shtruar.

– Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë.

– Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik masa e penalitetit shkon nga 100 mijë lekë deri në 700 mijë lekë në varësi të masës e cila nuk është zbatuar.

Pjese nga fjala e Rakacollit:

“Komiteti Teknik ka ndjekur me vëmendje dinamikën e COVID-19 në Shqipëri, në Rajon e në Botë. Ajo që është vënë re është që indikatorët në Shqipëri gjatë kësaj jave kanë treguar tendencë përkeqësimi. E kam fjalët për rastet ditore dhe incidencën dy javore. Duke analizuar më në thellësi shkaqet që çojnë në këtë përkeqësim, komiteti teknik ka marrë vendim për disa masa. Duke filluar nga data 1 shtator, ora policore do të shkojë në 23:00 deri në orën 6:00. Qytetarët që hynë në Republikën e Shqipërisë duhet të paraqesin tre kushte, të paraqesin certifikatën e vaksinimit. Të kenë testin PCR brenda 72 orëve, ose të kenë provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen të tilla rregullave.

Qytetarët rezidetë që nuk kanë këto tre rregulla, duhet të vendosen në karantinë 10 ditore. Komiteti Teknik ka vendosur të detyrueshëm vaksinimin për bluzët e bardha, mësuesit dhe studentët. Përjashtim do të bëhet për ata që kanë indikacion mjekësor për mosbërjen e vaksinës, që do të vlerësohet me përgjegjshmëri.

Për studentët bëjmë thirrje për vaksinim brena muajit shtator, e të lehtësohet ecuria e procesit shëndetësor. Në Aeroporte do të lejohen të hyjnë pasagjerët që udhëtojnë, duke përjashtuar të afërmit e tyre. Ata duhet të jenë të pajisur me maska. Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, e në ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik”, -tha Rakacolli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular