BallinaAktualitetAkuza e fortë e Partisë Demokratike: Qeveria, mercenarë kundër opozitës

Akuza e fortë e Partisë Demokratike: Qeveria, mercenarë kundër opozitës

spot_img
spot_img

Partia Demokratike ka lëshuar një akuzë të fotrë ndaj qeverisë, duke theksuar se në polici po angazhohen ushtarakë por edhe kriminelë për ti përdorur verbërisht kundër opozitës në protestë, por dhe në zgjedhjet e 30 qershorit. Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, tha se Lleshaj po zbaton skenarin “Titushky” të Ukrainës, ku mercenarët përdoreshin kundër popullit. 

Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, në një intervistë për RTV Ora ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj qeverisë.

Gjata tha se Ministria e Brendshme po përfshin ushtarkë në polici dhe po rekruton kriminelë për ti përdorur kundër protestave të opozitës, por edhe si mercenarë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Çlirim Gjata: Në forcat e policisë janë inkuadruar forca ushtarake që i njeh zoti Lleshaj, është e ndaluar me Kushtetutë, është veshur si polic. Shembullin më të mirë e pamë te zoti Dollapi, e pamë çfarë ndodhi. Policët profesionistë nuk e bëjnë atë. Përveç forcave të ushtrisë kemi informacione që po përgatiten të futen edhe trupa rrugaçësh ordinerë, të fortë të lagjes etj, shembulli i titushkave të Ukrainës.

Gjata sqaroi edhe vendimin  opozitës për të dërguar komisionerë në KZAZ-të, ndërsa garantoi se opozita as nuk do të marrë pjesë dhe as nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor.

Çlirim Gjata: Ne nuk jemi regjistruar në KQZ si parti dhe si opozitë në terësi dhe nuk do të lejojmë zhvillimin e  zgjedhjeve me 30 qershor, nuk do të bëhen zgjedhjet me 30 qershor. E vetmja alternativë, ajo që kemi thënë, largimi i Ramës, qeveri tranzitore, shtyrja e zgjedhjeve. Arsyeja se pse po i dërgojmë ne këta komisionerë është sepse po shohim përditë, na vinë informacione se në komisione po ndodhin manipulime.

Gjata tha se PD ka fakte konkrete se në Kavajë është regjistruar një kandidat edhe pse atë ditë ai rezulton jashtë shtetit.

Çlirim Gjata: Një nga këto “partititë” e krijuara nga zoti Rama është rasti i Kavajës ku ka dashur të regjistrojë një kandidat, ai është jashtë shtetit, i kemi të gjitha të dhënat, i kalon afati i regjistrimit atij. Ai kthehet dhe shënohet sikur është regjistruar në kohën e duhur. Një manipulim i hapur fare, është i saktë dhe i provuar.

Sekretari demokrat thotë se nuk ka asnjë shkelje ligjore sa i përket emrave politik të anëtarëve të  Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, edhe pse ata janë  zëvëndësuar më herët nga shoqëria civile, duke theksuar se zëvendësimi i tyre është krejt teknik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular