BallinaBota“Sulmuesi”, ushtria turke pajiset me një tjetër dron prodhim vendas

“Sulmuesi”, ushtria turke pajiset me një tjetër dron prodhim vendas

spot_img

Ushtria turke ka shtuar në flotën e saj një tjetër dron luftarak prodhim vendas. Droni i ri, Akinci (turqisht për “sulmues”), është prodhuar nga kompania vendase e mbrojtjes Baykar. Turqia aktualisht ka në përdorim një dron tjetër të prodhuar nga kompania, Bayraktar TB2, por thuhet se Akinci ka një sistem operimi më të fuqishëm dhe më të avancuar se TB2.

Blerja e dronëve vendas është në përputhje me synimin e deklaruar të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për ta bërë forcën ushtarake të Turqisë të “vetëplotësuar”, ose me armatim që “Made in Turkey”. Erdogan thotë se droni i fundit e bën Turqinë një nga tre vendet kryesore në këtë teknologji.

Droni Akinci mund të sulmojë objektiva ajrorë dhe tokësorë, duke fluturuar përkrah avionëve luftarakë në lartësi më të mëdha dhe me kohëzgjatje më të gjatë se sa mjetet ajrore të tjera pa pilotë që ka aktualisht ushtria turke.

Edhe pse Turqia po përpiqet të zhvillojë prodhimin e saj ushtarak lokal, ajo po bashkëpunon gjithashtu në këtë fushë edhe me vendet e tjera. Në fillim të këtij muaji, Industritë Ajrore Turke nënshkruan një kontratë me Komisionin Kombëtar të Inxhinierisë dhe Shkencës të Pakistanit për të prodhuar së bashku dronë ushtarakë Anka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular