Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që është shënuar herët në mëngjes në Suk 1 të Roskovecit, ku një 48-vjeçar i dhe fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Personi që i ka dhënë fund jetës është Florjan Cjapi. Dyshohet se 48-vjeçari i ka dhënë fund jetës pasi ishte në kushte të vështira ekonimike.
Fqinjët e të ndjerit janë shprehur se ai kishte borxhe dhe duhet të lante një kredi, çfarë i kishte shkaktuar edhe depresion së fundmi.
I ndjeri e kishte marrë kredinë për serat që kishte bërë, por që prodhimi këtë vit ishte shumë i dobët, çfarë e ka bërë të pamundur shlyerjen e borxhit. Cjapi me bashkëshorten kanë jetuar prej vitesh në Itali, por që së fundmi ishin kthyer.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:55, në fshatin Suk 1, Roskovec, shtetasi F. C., 48 vjeç, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.