BallinaAktualitetParashikimi i yjeve për ditën e sotme, e shtunë 18 maj 2019

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e shtunë 18 maj 2019

spot_img
spot_img

Dashi – Sot mund të përpiqeni të kontaktoni njerëz të ndryshëm, por asnjëri nuk do jetë i lirë. Ju ndoshta do dëshironi të flisni me një mikeshë ose të afërme që jeton larg. Mund të acarohesh kur nuk arrin ta kontaktosh pasi keni lajme për ta. Vazhdoni tëpërpiqeni. Do arrini ta kontaktoni dhe ajo do kënaqet shumë se ju e keni telefonuar. Madje mund të të ftojë për vizitë.

Demi – Nëse duhet të bëni shpenzime, mund të keni tensione me partnerin/partneren. Ju mund të mendoni se nuk është e mundur, por ai/ajo është i/e vendosur që do ta blejë atë që dëshiron. Kjo nuk është dita që të përpiqeni të arrini një marrëveshje në këtë çështje. Prisni disa ditë derisa të jeni më pak të tensionuar.

Binjakët – Një mik/mikeshë mund të jetë duke organizuar njëfestë dhe mund të bëheni pjesë e tyre. Ju ndoshta keni pasur një ditë të vështirë dhe me të vërtetë nuk ndiheni gati për festë. Miku/mikesha mund të përpiqet të të nxisë që të shkoni. Mos bini në atë kurth. Shkoni vetëm nëse keni qejf. Miku/mikesha do t’ju falë nëse thoni jo.

Gaforrja – Sot ju mund të merrni disa sinjale të pakëndshme intuitive nga një ose më shumë miq tuaj. Ndoshta dikush nuk ndihet mirë. Nëse e kuptoni tensionin e të tjerëve, mund ti kurseni vetes shumë hidhërim. Është më mirë të përqendroheni tek vetja.

Luani – Sot ju mund të arrini një qëllim që keni shpresuar ta arrini për një kohë të gjatë. Çuditërisht, miqtë, familja, madje edhe dikush i rëndësishëm mund të mos duket aq i lumtur sa prisni. Ata ndoshta kanë vuajtur shumë zhgënjime kohët e fundit, dhe suksesi juaj i kujton këtë. Jepu atyre disa kohë për të zgjidhur punët e tyre dhe më pas do t’ju përgëzojnë.

Virgjeresha – Sot mund të dëshironi të kaloni kohë me familjen tuaj, por mund të keni disa detyra që duhet të bëni më parë. Kjo mund t’ju stresojë pak nëse e lejoni. Do të bëni mirë nëse mbaroni punët dhe gëzoni shoqërinë e të dashurve tuaj më vonë.

Peshorja – Sot mund të jetë më e vështirë se zakonisht për t’u marrë me fjalët. Dikush mund t’ju japë një libër me një temë mjaft të errët që nuk mund ta kuptoni. Në fakt, cdo gjë do ju duket e mërzitshme! Nuk dëshiron të lëndosh ndjenjat e shokut/shoqes. Vendoseni librin mënjanë dhe provoni përsëri më vonë. Fjalët do të jenë më të qarta për ju.

Akrepi – Disa lajme që vijnë tek ju nga një shok ose koleg mund t’ju trondisin sot. Ju mund të keni dyshime rreth asaj qëmësoni mbi konceptet që keni mësuar për pjesën më të madhe të jetës suaj. Kjo mund t’ju ngatërrojë. Mos u ndjeni të kërcënuar. Mendoni për këtë kur jeni më të relaksuar.

Shigjetari – Sot ju mund të shihni se pothuajse çdo çift që njihni ka patur zënkë. Ju mund të keni disa dallime me partnerin/partneren ose dikë që ju pëlqen, por kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Ju jeni të tensionuar dhe të lodhur për shkak të presionit të jashtëm, kështu që durimi juaj mund të jetë pak më i shkurtër se zakonisht. Mundohuni të keni më shumëdurim, vetëm për sot. Do ta kuptoni se cdo gjë do jetë mirënesër.

Bricjapi – Sot ju mund të jeni në një atmosferë shumë stresuese. Ju mund të jeni të tensionuar dhe shqetësuar. Ju mund të keni nevojë të qëndroni jashtë derisa të keni arritur objektivat tuaja. Ju ndoshta do të dëshironi të kaloni mbrëmjen tuaj në shtëpi para televizionit. Mund të rrini pa bërë asgjë dhe thjesht tëqetësoheni!

Ujori – Ju dhe partneri/partnerja mund të mos bini dakord nëse doni të kaloni ca kohë së bashku vetëm apo të dilni me miqtë. Nëse ju keni pasur një ditë të tillë, do të jeni mjaft të tensionuar dhe të prirur për tu zënë me njëri-tjetrin. Kompromisi mund të jetë përgjigja më e mirë. Kaloni një ose dy orë me miqtë tuaj dhe pastaj kthehuni në shtëpi e relaksohuni. Në këtë mënyrë, të gjithë janë të lumtur.

Peshqit – Një mbrëmje relaksuese në shtëpi mund të jetë ajo që ju nevojitet, por një koleg mund t’ju kërkojë të merrni pjesë në një aktivitet të lidhur me biznesin. Ju mund të keni pasur disa ditë stresuese. Një festë e tillë mund të jetë gjëja e fundit që dëshironi të bëni. Mos kini frikë të thoni jo. Do të ketë shumë kolegë atje. Më e shumta që mund të bëni është të qëndroni për disa minuta dhe të largoheni. Tani për tani ju keni nevojë për pushim më shumë se për kontakte biznesi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular