BallinaAktualitetReagimi i Konfindustria për 110 mln euro gjobë: Të nxirren njerëzit përgjegjës

Reagimi i Konfindustria për 110 mln euro gjobë: Të nxirren njerëzit përgjegjës

Konfindustria në një njoftim për mediat ka bërë thirrje që të ngrihet një komision hetimor për të nxjerrë përgjegjësit për gjobën prej 110 milionë eurosh që i është vendosur Shqipërisë.

Drejtuesi i saj Gjergj Buxhuku thotë se do të kërkojë pranë Kuvendit të Shqipërisë krijimin e një komisioni për hetimin e thelluar të rastit në fjalë dhe nxjerrjen e të gjithë përgjegjësve institucionalë përkatëse në raste të tjera të ngjashme.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Konfindustrisë:

Konfindustria, duke marrë shkak nga lajmet e fundit mjaft shqetësuese për dënimin me mbi 100 milion euro të shtetit shqiptar në Gjykatën Ndërkombëtare të Uashingtonit, do të kërkojë pranë Kuvendit të Shqipërisë krijimin e një komisioni për hetimin e thelluar të rastit në fjalë dhe nxjerrjen e të gjithë përgjegjësve institucionalë përkatëse në raste të tjera të ngjashme.

Hetimi i Kuvendit të Shqipërisë për zbulimin e shkaqeve ligjore dhe personave përgjegjës është i domosdoshëm, duke ditur se sipas të dokumenteve zyrtare të publikuara, shteti shqiptar rrezikon të ndëshkohet nga përballjet me Gjykatat Ndërkombëtare me ndëshkime financiare, që mund të shkojnë deri në 2 miliardë euro.

Rastet e ndëshkimeve të rënda nga Gjykatat Ndërkombëtare, janë kambanë alarmi për qeverinë shqiptare për të qenë e kujdesshme në politikën e deritashme të kontratave të tipit PPP dhe koncesionare me palë të treta, të paktën deri në nxjerrjen e përfundimeve nga komisioni parlamentar hetimor.

Konfindustria vlerëson, se në rastin më të mirë kemi të bëjmë me paaftësi të plotë të vendimmarrjes politike, ekzekutivit, institucionet ligjzbatuese përfshi edhe Avokaturën e Shtetit, që krijojnë kushtet ligjore për humbjen e shtetit shqiptar në përballjet në Gjykatat Ndërkombëtare. Gjithashtu, është e mundshme, që përveç paaftësisë profesionale, përfaqësues të institucioneve vendore të jenë përfshirë me vetëdije në bashkëpunim të qëllimshëm më palët paditëse për dhënien e shkaqeve ligjore, që sjellin humbjen e paramenduar dhe ndëshkimet e rënda të shtetit shqiptar në përballjet me arbitrazhin ndërkombëtar.

Bashkëpunimi i fshehtë i përfaqësuesve të shtetit me palët paditëse mund të fillojë, që nga përgatitja dhe nënshkrimi me paramendim i kontratave cënuese ndaj interesave shtetërore, moszbatimi me vetëdije i gabuar i detyrimeve ligjore, prishja e njëanshme e kontratave të lidhura dhe deri te mbrojtja e qëllimshme e dobët në Gjykata Ndërkombëtare nga ana e Avokaturës së Shtetit si institucioni përgjegjës. Shqipëria është ndëshkuar ashpër nga dhe nën trysninë e gjykatave ndërkombëtare si p.sh rasti i ‘General Electric’ për hekurudhën Durrës-Tiranë me afër 80 milion $, marrëveshja me CEZ në 85 milion Euro, etj.

Kostot financiare, që rrjedhin nga humbjet e Shqipërisë në gjykatat ndërkombëtare, janë mjaft të rënda dhe godasin drejtpërdrejtë ekonominë kombëtare, buxhetin e shtetit dhe mirëqënien në afatgjatë të qytetarëve shqiptarë. Nëse, nuk merren masa të menjëhershme parandaluese, dënimet financiare nga gjykatat ndërkombëtare, mund të sjellin deri në prag të paaftësisë paguese të plotë të buxhetit të shtetit. Pasoja të rënda të ndëshkimeve nga gjykatat ndërkombëtare sjellin edhe për seriozitetin në afatgjatë të shtetit shqiptar, goditjen e besueshmërisë në tregjet financiare dhe uljen e mëtejshme të fuqisë konkuruese për tërheqjen e investimeve të huaja në vend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular