Viktima pretendon se dhuna nxitej nga xhelozia e partnerit. Rreth 10 ditë më parë, ajo përjetoi ditën më të tmerrshme. Sipas mediave italiane, ajo u lidh në një karrige dhe u torturua për dy orë pasi u kërcënua me thikë.
Pavarësisht se partneri nuk shkoi deri në pikën sa t’i rrezikonte jetën, ai i la shenja në lëkurën e saj. Atë ditë, shqiptari e dërgoi gruan e tij në spital, ku nuk pranoi dhunën që kishte përjetuar, por u tha mjekëve se kishte rënë nga biçikleta.
Versioni i saj nuk u besua, ndaj autoritetet italiane nisën hetimet për të zbuluar të vërtetën. Në dëshminë e tij, shqiptari nuk pranon se ka ushtruar dhunë ndaj partneres, por thotë se ajo ishte e droguar dhe shpikte çdo gjë./Marrë nga Trentino