BallinaAktualitetVeliaj e cilësoi “Mbro teatrin si mbro tallashin”, Galdini: Shiko kullat e...

Veliaj e cilësoi “Mbro teatrin si mbro tallashin”, Galdini: Shiko kullat e aleancat me plaçkaxhinjtë

spot_img
spot_img

Në vlerësim të sulmit të protestuesve të opozitës ndaj fasadës së godinës së Kryeministrisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka adresuar një mesazh nëpërmjet të cilit vlerëson se ajo u dëmtua si pasojë e hedhjes së sendeve të forta, bombave molotov si edhe bojës nga militantët gjatë protestave të opozitës. “Flm kolegëve që e gdhinë për të pastruar ndërtesën e Gherardo Bosio pas ekskursionit të dhunës e teksa pasardhësit e tij italianë janë në Tiranë, të dhunosh kryeministrinë me banerin “Mbro Tallashin” është një hipokrizi epike! Ndaj në 30 Qershor, referendum edhe për këtë”,– shkruan Veliaj. Ndërkohë ka reaguar Arian Galdini, kryetari i partisë së djathtë LDE, i cili edhe pse në një kohë të shkurtër, më pak se 1 javë ia doli të grumbullonte 3221 firmat e duhura për të qenë përballë Veliajt në garën për Kryebashkiak të Tiranës. Por një vendim arbitrar dhe urdhër okult ia pamundësoi regjistrimin në KQZ, duke i skuifikuar 347 firma dhe duke i njohur vetëm 2874 firma mbështetëse të dhëna nga qytetarët e Tiranës për kandidimin e Galdinit për Kryetar Bashkie të Tiranës. Madje Kryetari LDE Galdini ka shprehur nê facebook befasimin dhe zemëratën e tij me PS dhe Kryeministrin Rama, pasi sikurse ka shkruar pedagogu Arian Galdini, KZAZ të 9 Bashkive ia kanë refuzuar arbitrarisht dhe rrugaçërisht, duke ia pamundësuar LDE regjistrimin e Kandidatëve të kësaj partie për të konkuruar në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Galdini shprehet se LDE ia ka dalë që në më pak se 1 javë, grupet e punës së kësaj partie ia kanë dalë mbanë të mbledhin 7000 firma mbështetëse nga qytetarët në 9 Bashki. Por çuditërisht, shkruan Galdini, KZAZ të 7 Bashkive ia kanë mohuar dhe penguar LDE regjistrimin e kandidatëve të saj. Ja edhe statusi i plotë i Arian Galdinit për Erion Veliajn: “Lal Çeri, Gherardo Bosio do të mund të binte dakord me ty nëse ti nuk do ta ngatërroje memorien dhe kulturën me tallashin, e po mos të mbillje pemën dhe rrisje Kullën. Edhe po mos ti shisje nipërit dhe mbesat e tij si amanetlinjtë e të ndjerit… Nuk u përballëm dot kësaj radhe sepse e doje garën para pasqyrës që së paku të gënjesh veten, por shumë shpejt do të më keni përsëri në fushëbetejë për tu përballur me të gjithë sojin tuaj dhe Aleancën tuaj të Mediokërve dhe Plaçkaxhinjve”,- sulmon Galdini.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular