BallinaOP EDDëshmia e Galdinit: U përfshiva në proces, por aty ka skandale

Dëshmia e Galdinit: U përfshiva në proces, por aty ka skandale

Si Kryetar i LDE, e para parti opozitare e djathtë e regjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, si Kandidat për Kryetar Bashkie të Tiranës me mbështetjen e 3321 qytetarëve, dëshmoj me përgjegjësi të plotë politike, morale dhe ligjore se të gjitha proçedurat, afatet dhe aktet e kryera nën vullnetin dhe diktimin e Rilindjes dhe Edi Ramës përsa i përket administrimit zgjedhor, janë skandalozisht dhe në mënyrë flagrante me shkelje të forta ligjore dhe praktikisht i kanë gjymtuar dhe terminuar këto zgjedhje ende pa ndodhur.

Ripërsëris sikundër e kam thënë papushim e sikurse të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë e kanë theksuar se zgjedhje në 30 qershor duhet të ketë dhe do të ketë.

Por zgjedhje të lira, të ndershme, të barabarta dhe ligjore këto nuk do të mund të konsiderohen kurrë.

Dëshmoj se LDE-së i është mohuar dhe pamundësuar e drejta për të regjistruar kandidatët e saj në së paku 7 Bashki e KZAZ. Nga 9 Bashki ku ne ishim gati dhe ligjërisht të përputhshëm me të drejtën e regjistrimit, neve si LDE na është mohuar, refuzuar dhe pamundësuar e drejta e regjistrimit nga 7 KZAZ, respektivisht në Tiranë, Durrës, Kamëz, Këlcyrë, Përmet, Krujë dhe Kurbin.

Sjellja e këtyre KZAZ-ve përkatëse ka qenë okulte, arbitrare, rrugaçërore dhe në shkelje të plotë ligjit dhe të drejtave. Në më pak se 1 javë Grupet e Punës së LDE ia kanë dalë të mbledhin në këto Bashki të cituara më sipër plus edhe në Bashkitë e Dibrës dhe Kukësit, plot 7000 firma mbështetëse për listat e kandidatëve të LDE, duke tejkaluar edhe numrin e firmave që nevojiteshin sipas Kodit Elektoral. Por KZAZ në 7 Bashki a e kanë mohuar dhe pamundësuar regjistrimin.

Për gjithë sa kam shkruar më sipër u kemi dërguar një raport të detajuar të gjithë partnerëve ndërkombëtarë, të gjithëve, shoqëruar edhe me faktet e detajet konkrete. Edi Rama nuk do zgjedhje.

Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet. Edi Rama do garë me pasqyrën e vetë.

Turp dhe faqja e zezë.

#RamaIk

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular