Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli, tha se ka një përkeqësim të indikatorëve të COVID në krahasim me dy javë përpara
Në studion e “Zona Zero” në TopNews, Rakacolli shtoi për fat të mirë se nuk ka të njëjtin numër të shtruarish si një vit më parë.
“Në spital shtrohen rastet e rënda, ndërsa rastet e mesme dhe të vogla trajtohen në shtëpi. Kemi rreth 132 raste të shtruar. Ka përfunduar kapaciteti i spitalit infektiv për 120 persona, dhe prandaj një pjesë tjetër janë dërguar tek COVID-3,” tha Rakacolli.
Vaksinimi i studentëve, pedagogëve dhe administratës, nëse refuzojnë?
“Kur jeton në një komunitet çdokush ka përgjegjësi qytetare për të gjithë. Një person i cili nuk pranon të vaksinohet është vendimi i tij, edhe pse sipas nesh është zgjedhje e gabuar, por ai në ato intervale kohore që quhet nga ekspertët të arsyeshme duhet të sjellë vazhdimisht provë për CPR, por kjo ka kosto. Çdo 3-5 ditë duhet të çosh CPR-në,” u shpreh zv/ministrja.