Një numër i konsiderueshëm i serbëve janë mbledhur në sheshin “Car Lazar”, në veri të Mitrovicës, aty ku po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune. Tubimi i tyre është bërë me qëllim që të votojnë në mënyrë të organizuar në qendrat e votimit, zgjedhje këto që kanë nisur me rregullësi në orët e para të kësaj të diele.
Deri më tani në vendvotimin në shkollën teknike në Mitrovicën e Veriut kanë votuar kreu i Listës Serbe Goran Rakiç si dhe nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuric, siç raportojnë mediat kosovare nuk është lejuar të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës edhe pse kishte paralajmëruar një vizitë të tillë.