BallinaKronikeEMRAT/U kapën në “shtëpinë e barit”, arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në...

EMRAT/U kapën në “shtëpinë e barit”, arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Britani, pritet ekstradimi

spot_img
spot_img

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë britanike, pasi janë gjetur në një fermë kanabisi.

Godina sipas mediave britanike, e vendosur në Lincolnshire, ishte e aftë për të prodhuar drogë me vlerë milionë paund.

Gjatë bastisjes së fermës, policia ka arrestuar Xhemal Derdin, 24 vjeç, ndërsa 21-vjeçari Alfred Alla, është gjetur i fsheur në tubat e ventilimit, e po ashtu, në pranga ka rënë dhe Ismail Elezi, që ndodhej në brendësi të fermës.

Autoritetet kanë thënë se ferma e sekuestruar është më e madhja e gjetur ndonjëherë në Lincolnshire. Nëse droga do të hidhej në treg, sipas përllogaritjeve, do të vlerësohej diku te 800 mijë paund.

Policia ndërkaq ka dhënë informacione shtesë për shqiptarët. Sipas tyre, ata kishin hyrë ilegalisht në Britani dhe nga 25 marsi i këtij viti, e deri në momentin e arrestimit janë kujdesur për bimët narkotike.

Mësohet se tre të rinjtë janë dënuar me nga 39 muaj burg secili dhe sapo të mbarojnë dënimin, do të ekstradohen drejt Shqipërisë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular