BallinaRajoniMinistri Vulin sulmon Albin Kurtin: Për të nisur luftën mjafton budallai që...

Ministri Vulin sulmon Albin Kurtin: Për të nisur luftën mjafton budallai që ndodhet në Prishtinë!

spot_img
spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, ka reaguar pas tensionimit të situatës në Kosovë, ku serbët dogjën Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok si dhe hodhën granata dore në Zveçan.

Aleksandar Vulin e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “budalla”, ndërsa shprehet se ai mjafton për të ndezur luftën.

“Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”, ka thënë Vulini për mediat serbe.

Ai ka thënë se Serbia ka arsye për të qenë e shqetësuar. “Njerëzit që udhëheqin në Prishtinë janë qyqarë të vërtetë, dhe mund të presësh çdo prej tyre”, është shprehur Vulin.

Sipas tij, tani duhet të negociohet dhe se Prishtina është ajo që duhet ta bëjë hapin e radhës.

“Pyes veten se cila është alternativa e BE -së, ne duhet të mendojmë për të. Ata padyshim kanë treguar se nuk ka asgjë prej tyre, nënshkrimi i tyre nuk vlen asgjë. Pyetja këtu është nëse BE -ja ka ndonjë besueshmëri për të vazhduar bisedimet, nëse mund të jetë mbrojtësja e bisedimeve tona, nëse nënshkrimi i saj nuk respektohet. Unë nuk jam i sigurt se kush nuk respektohet këtu. Nëse Kurti është BE, apo vetë BE-ja, nuk jam i sigurt”, ka vazhduar Vulin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular