BallinaKryesoreBejko: Berisha gati për t’i vënë flakën PD, e do për t’a...

Bejko: Berisha gati për t’i vënë flakën PD, e do për t’a kthyer në bunker. Mezi e priste kete moment…

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Roland Bejko, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, shprehet se ish-Kryeministri Sali Berisha, reagoi sapo iu prek interesi i tij personal, teksa shton se është gati për t’i vënë flakën PD

Roland Bejko: Berishës sapo iu prek interesi personal reagoi dhe është gati t’i vërë flakën kësaj partie. Partisë që i ka dhënë shumë Berishës. Berisha e njeh mirë politikën, e njeh mirë se çdo të thotë SHBA, e njeh mirë se çdo të thotë fuqi. Berisha i ka hapur një konflikt të brendshëm PD, ku e ka ndarë në 2 grupe, që thua nga momenti në moment këta do vriten.  Këta  që shajnë sot Bashën, janë  ata që e konfirmuan dy muaj më parë si kryetar të PD. Demokracitë në vende të tilla të dobëta, por me partneritet të forta siç është Shqipëria, siç është SHBA dhe BE, ka rojtarë të demokracisë.

Përsa i përket deklaratës për media që bëri Ambasadorja Yuri Kim, pas takimit 40 minutësh me Kryedemokratin Lulzim Basha, Bejko thotë se mesazhet që dha ishin të qarta

Roland Bejko: Ata lanë të kuptojnë se e para lufta kundër korrupsionit është seriozisht dhe vazhdon të thellohet, nga ana tjetër Kim tha se askush të mos guxoj ta vendos popullin shqiptar kundër SHBA dhe anasjelltas. Ju kujtoj mbështetjen e madhe që i ka dhënë Presidenti shqiptarëve në 6 Maj, kur të gjithë të tjerët kërkonin zhdukjen e territorit të saj. Ajo tha se PD ka problem të brendshme pasi njëra nga këmbët qëndron te e kaluara, dhe fjala ishte te Berisha dhe kërkoi që të shikohet nga e ardhmja. Mesazhet ishin të qarta.

Berjko thekson se Berisha duke thelluar konfliktin brenda PD, po shumëzon të gjithë të mirat që ka bërë për këtë parti.

Roland Bejko: Berisha e njeh mirë psikologjinë e njerëzve të dëshpëruar, demokratët janë të mërzitur nga Basha dhe Berisha kërkon që t’i manipulojë ata, dhe t’i kthej në favor të vetes. Duke thelluar konfliktin brenda PD nuk bën gjë tjetër veçse shumëzon me zero gjithçka të mirë që ka bërë.  Berisha e do PD për ta kthyer në bunker ku të mbrojë interesat e veta. Edhe Basha ka kusure por është aktualisht kryetar i kësaj partie.

‘Përplasjen’ mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryedemokratit Lulzim Basha, e ka komentuar dhe Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Roland Bejko.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren  Matilda Mcini, Bejko tha se situata e krijuar  në PD erdhi pas vendimit të Bashës për ta pezulluar Berishën nga grupi parlamentar, ndërsa shton se ishte një vendim statusor.

Roland Bejko: Situata që po ndodh brenda PD është pasojë e një vendimi që ka marrë Basha, për pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar. Është një vendim që kushdo të ishte në vendin e Bashës do ta merrte. Është një vendim statuor. E vetmja gjë që nuk shkon në këtë mes është se kjo  kërkon që në një mbledhje të afërt të Kryesisë të ratifikohet nga Kryesia dhe të quhet e mirëqenë. I prekuri nga ky vendim ka të drejtën e ankimimit nga Komisioni i etikës brenda PD, të cilët bëjnë vlerësim.

Më tej ai shton se mezi e priste një moment të tillë, pasi donte një shkak që t’i kundërvihej Bashës në mënyrë që t’i marrë partinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular