BallinaIntervistaA ka lidhje me trafikun e drogës? Davide Pecorelli flet për herë...

A ka lidhje me trafikun e drogës? Davide Pecorelli flet për herë të parë

spot_img
spot_img

Davide Pecorelli ka vendosur të tregojë historinë e tij per gazetën italiane ‘La Nazione’ duke u nisur që nga inskimi i vdekjes së tij në vendin tonë dhe deri tek problemet financiare që ai ka.

Intervista e plotë

A kishit humbur gjithçka financiarisht?

Unë i solla edhe partneres telashe. Më brente ngërgjegja për fëmijët e mi, situata ime tani është dramatike. Babai im më ka mësuar gjithmonë t’i paguaj të gjithë deri në qindarkën e fundit, por për fat të keq kriza e COVID-19 më ka shkatërruar.

A doje t’i jepje fund jetës?

Kur u nisa në Shqipëri, jo. Kërkova një shans të fundit: së pari në Shkodër dhe Tiranë duke u përpjekur të shisja produkte flokësh dhe një makinë me vlerë 100 mijë euro në Pukë.

Pastaj?

Unë kërkova një prift të famullisë për të rrëfyer. Kisha humbur shpresën. Prifti më tha se mund të kishte një zgjedhje.

Pra ishte ai që të propozoi inskenimin e vrasjes?

Po, dhe ai më ndihmoi. Por nuk është e vërtetë që ne i morëm eshtrat e njerëzve nga një varr. Menduam ta hidhnim makinën nga një shkëmb, por ne dukeshin si Fantozzi dhe Filini. Nuk mundëm ta shtynim poshtë.

Emri i priftit?

Nuk do ta tregoj kurrë

Keni thënë se keni qëndruar në Bosnjë –Hercegovinë, por në fakt keni qenë në Vlorë?

Prifti më tha se mund të shkoja në një vend ku askush nuk do të më kërkonte. Për 4 muaj kam qarë.

Po Vlora?

Është e vërtetë kam qënë atje që nga 7 maji. Çështja e thesarit njihej nga komuneteti fetar. E dija se do të më duhej të përballesha 27 milje në detin e hapur në Giglio, pothuajse çmenduri, kështu që u përgatita dhe shkova në Vlorë.

U kthyet në Itali më 12 shtator, pse?

Për thesarin. Mbërrita në Romë me autobusin e pelegrinëve. I mora paratë nga ATM-ja dhe shkova në Grosseto dhe më pas në Giglio. Të martën mora me qira gomonën dhe bëra udhëtimin në Montecristo në zonën e parë ku mendohet se është fshehur thesari.

Duket si një histori e trilluar për të fshehur gjurmët. A është kështu?

Absolutisht jo. Më është dashur të merrem me njerëz të besueshëm, ata kanë studiuar këtë operacion për 50 vjet.

Dhe pse ajo?

Ndoshta ata do të kenë parë që unë isha i vetmi që mund të realizoja një plan të tillë: nuk kisha asgjë për të humbur.

Shqipëria mund të marrë masa ndaj jush. Jeni i shqetësuar ?

Po.

Po tani çfarë do bëni ?

Po përpiqem të rifilloj jetën mes vështirësive të shumta që padyshim i gjeta kur u ktheva. Nuk do të jem më sipërmarrës përsëri në Itali. Po mendoj për një shoqatë për të mbështetur kategorinë.

Por me çfarë parash?

Karabinierët gjithashtu gjetën çelësat e garazhit që kam marrë me qira në Porto Santo Stefano për të mbajtur thesarin. Ata kanë të gjitha videot dhe hartat e kontabilitetit. Më 23 shtator kishim një takim në një hotel në Arezzo. Por ata më kapën. Unë kisha një takim me një blerës ari në Firence. Ditën që më arrestuan unë shkova për ta marrë.

Bazuar në këtë zbulim, çfarë keni ndërmend të bëni tani?

Jam i bindur se më në fund do të gjej qetësi për jetën time dhe për familjen time.

Cristiano, shkrimtari në Vlorë, ​​Giuseppe, gjeologu me dokumente false. Ju ndryshuat identitetin tuaj …

E kam përdorur duke vënë foton dhe profesionin tim, gjeolog.

E gjitha duket shumë e çuditshme …

Mënyra ime për të parë jetën ka qenë gjithmonë e ndryshme, përndryshe nuk do të kisha krijuar një ekip futbolli 10 vjet më parë, Longobarda, pa rroga, megjithatë, duke parashikuar atë që po ndodh tani.

A ke lidhje me trafikun e drogës Shqipëri-Itali?

Absolutisht jo. Ata që më njohin mirë e dinë se çfarë kam bërë në të kaluarën kundër përdorimit të drogës. Unë i kundërshtoj me forcë ata që hipotezuan këtë skenar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular