BallinaAktualitetPse u rrit çmimi i bukës? Rama: Çmimin s’e përcaktojmë dot ne

Pse u rrit çmimi i bukës? Rama: Çmimin s’e përcaktojmë dot ne

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama tha se rritja e çmimit të bukës ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të grurit në tregjet ndërkombëtare

“Buka në tetë vjet është rritur tre herë. Vjen si rezultat i faktit që furnizuesi më i madh në Europë i grurit, Rusia ka vendosur një taksë eksporti, që ka bërë që çmimi të rritet kudo. Këtë nuk e ndalojmë dot duke marrë masa nga lart poshtë.

Rama tha se qeveria është tërhequr nga ideja për të ulur, apo hequr TVSH-në e shportës, duke deklaruar se një vendim i tillë nuk do të shoqërohej me ulje të çmimeve në treg.

“Edhe ulja e TVSH nuk ka sjellë ndonjë rezultat. E provuam me inputet bujqësore, ku pavarësisht se u zerua TVSH, nuk pati ndryshim të çmimit, sepse jemi në një sistem ku çmimet vendosen në bazën e tregut”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Rama tha se Shqipëria nuk është tërhequr nga hedhja në tregjet ndërkombëtare e një eurobondi prej 750 milionë eurosh, që do t’i shtohej borxhit aktual të vendit. Ai tha se brenda nëntorit do të mësohet nëse ky eurobond do të jetë i sukesshëm apo jo.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular