Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet nga Foltorja në Durrës se shqiptarët kanë vetëm një alternativë me këtë qeveri, atë të largimit drejt rrugëve të botës.
Ai paralajmëron kryeministrin Edi Rama që të mos luajë me pluralizmin në Shqipëri, pasi ajo do t’i kthehet sërish në një mënyrë tjetër.
Më pas, Berisha, duke u shprehur i bindur në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ai ka renditur pritshmëritë e tij nga institucioni demokrat.
“Unë paralajmëroj Edi Ramën, mos luaj me fatin e pluralizmit në Shqipëri. Kapet peng një njeri dhe kujton se do shkelmojë mbi 620 mijë shqiptarë që votuan kundër teje. Ku të çon mushka në këtë mënyrë, në greminë po shkon. Ne jemi gati, ne përpara pengut, do merremi dhe me padronin e pengut. Ju ftoj ju, të angazhohemi në një dialog me të gjithë demokratët që kanë votuar për ne dhe të shpjegojmë çfarë të kërkojmë. Kërkojmë që të dëgjohet zëri juaj. Ne do ta bëjmë këtë Kuvend, për të sanksionuar norma dhe standarte për rolin tuaj. Duhet të jeni ju që zgjidhni me votën tuaj, kandidat për kryetar bashkie, këshilltarët tuaj dhe deputetët tuaj. Kjo është një praktikë më e suksesshmja në vendet më demokratike të botës.
Kuvendi që do mbledhim, do sanksionojmë se kur një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve, dhe në momentin e parë që e bën atë, ai automatikisht nuk është më kryetar. Do mbledhim Kuvendin, për t’i ofruar shqiptarëve alternativën që kanë jetike. Shqiptarët kanë vetëm një alternativë, largimin në rrugët e botës. Ne do ofrojmë alternativën tonë, në një të shkuar të afërt, ishim këtu kur arritëm që numri i shqiptarëve që jeton në Shqipëri, jo që nuk u zvogëlua, por u rrit progresivisht. Ne në njëfarë mënyre arritëm të kthejmë shpresën. Do ecim të sigurt drejt fitores. Çdo gjë do e nisim nga vetja jonë, nuk mund të respektojmë ligjet e vendit, nëse nuk respektojmë ligjet tona” – tha Berisha.