Greqia vijon të shënojë shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, në vendin fqinj kanë humbur jetën 33 qytetarë ku në total që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 14.828 viktima.
Ministria e Shëndetësisë greke raporton se janë regjistruar 2.232 raste të reja me një total prej 655.760 të infektuarish që nga fillimi i pandemisë.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 326. Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç. Në mesin e pacientëve të intubuar, 293 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 33 janë plotësisht të vaksinuar.
Që nga fillimi i pandemisë, 3,160 pacientë janë larguar strukturat spitalore.