BallinaAktualitetBasha në Londër fotografon dokumentin 800 vjeçar: Dhunimi i lirisë shkak për...

Basha në Londër fotografon dokumentin 800 vjeçar: Dhunimi i lirisë shkak për përmbysjen e çdo pushteti

spot_img
spot_img

Basha fotografon dokumentin 800 vjeçar te Magna Carta ne Londer: Dhunimi i lirise dhe te drejtave te njeriut jane shkak per permbysjen e çdo pushteti.

Statusi i Lulzim Bashes

Të dashur miq, këtë foto e mora, nga panelet e Westminster, ndërtesës historike të Parlamentit Britanik, nënës së gjithë parlamenteve.
Është Magna Carta, dokumenti 800 vjeçar që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë këto 8 shekuj, nga Reforma e Monarkisë Britanike tek Revolucioni Amerikan dhe ai Francez. Madhështia e saj qëndron te ideali i shenjtë dhe parimi bazë i demokracisë perëndimore se liria dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe se dhunimi i tyre është shkak për përmbysjen e çdo pushteti.
Magna Carta është mantra e kufizimit të pushtetit me ligj dhe ndërtimit të shoqërisë mbi barazinë para ligjit dhe respektin për të drejtat dhe liritë e çdo njeriu. Magna Carta është Karta e Madhe që e bëri Britaninë të madhe sepse vendosi precedentin se mbi të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve nuk ka pushtet mbi tokë përvec pushtetit të njerëzve nga njerëzit dhe për njerëzit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular