BallinaBotaPolicia evakuon turistët në kullën “Eiffel. Ç’po ndodh në Francë?

Policia evakuon turistët në kullën “Eiffel. Ç’po ndodh në Francë?

Kulla “Eiffel” në kryeqytetin e Francës, Paris, është bllokuar për turistët pasditen e kësaj të hënë. Siç raportojnë mediat lokale, shkak është bërë një  person, i cili është parë teksa po ngjitej me shpejtësi në kullë.

Ky veprim ka vënë menjëherë në lëvizje strukturat e policisë të cilët kanë bërë evakuimin e të gjithë turistëve që ndodheshin në kullë.

Hetimet kanë nisur dhe priten detaje për këtë situatë që shkaktoi frikë dhe tension tek të pranishmit. Sipas mediave franceze, kjo nuk është hera e parë që persona të ndryshëm janë ngjitur në kullë.

Policia, forcat zjarrfikëse dhe ndërhyrja e shpejtë kanë rrethuar zonën, ndërsa priten detaje më të plota për arsyet që e shtyn këtë person të ngjitej në kullën simbol të Francës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular