Një rast i dhunës në familje është raportuar në emisionin Me zemër të hapur në Neës 24, ku Elona Vishaj, 39 vjeçe shprehu frikën se ajo mund të jetë viktima e radhës e krimit në familje. Sipas saj ajo ka 10 vite rresht që dhunohet, shantazhohet dhe përndiqet nga kushëriri i bashkëshortit të saj.
39-vjeçarja shprehet se denoncimet që ajo ka bërë në polici nuk janë marr parasysh, ndaj ajo kërkon që të bëjë publik rastin në media me qëllim që të merren masa në lidhje me kërcënimet që vijnë në adresë të saj.
Pjesë nga biseda në studio:
Elona: Shtëpinë ku unë jetoj e ka blerë vjehrri shume vite më parë. Pak vite më vonë mori dhe vëllain e tij nga Instituti meqenëse kishin hasmëri. Djali i xhaxhait të burrit më dhunon prej 10 vitesh, sepse dëshiron të zaptojë gjithë tokën. Ai ka tentuar të më cënojë te nderi. Më shan, më ofendon, më fyen e dhunon. 3-4 here në vit e çoj në komisariat, por asgjë nuk ndodh asgjë. Kudo që shkoj, e kam nga pas. Më ndjek kur shkoj në punë, tek prindërit në treg. Më thotë do të vras, do të shfaros. Ata e kanë zilinë me burrin. Unë nuk jam mirëpritur kurrë.
Gazetarja: Si reagon burri?
Elona: Kushëriri i burrit ka kryer veprime të turpshme në sy të burrit tim. Ka tentuar disa herë të më cënojë te nderi. Burri nuk reagon, e ka frikë. Jemi ballafaquar në komisariat, ai më thotë nuk e bëj më. Jam e pasigurt, ai më ngacmon mua dhe fëmijët.
Reagon nëna e dhunuesit: Femër si ajo që është në studio nuk kam parë. Ajo i bie mbrapa djalit tim. Ajo është shumë acaruese. 20 herë e ka çuar në polici.
Reagon Elona: Ti ja ke marrë djalit tënd armën nga dora se donte te me vriste.
Babai i dhunuesit: Kjo la vëllain tim në fshat vetëm, dhe ka marrë burrin e vet dhe ka ardhur këtu te shtëpia. Shtepia ime është e imja jo e kësaj. Unë vij në studio dhe ua tregoj me gjithë familjen si qëndron puna.
Burri i Elonës: Djali i xhaxhait ka 10 vite që grindet me Elonën. Ai bën veprime të turpshme.