Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi, dhe tre punonjësve të këtij institucioni.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për korrupsion me një tender, që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.
Tenderi është zhvilluar në vitin 2019, dhe kishte të bënte me blerjen e pajisjeve për TVSH Agro, ku dyshohet se zyrtarët kanë shkelur procedurën.
Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar në këtë procedurë dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.
Siç thekson gazetarja Lala, referuar burimeve, Gëllçi dhe tre punonjësit nuk i kanë pranuar akuzat, duke i kundërshtuar ato, por brenda 72 orëve ata do duhet të paraqiten pranë organeve të drejtësisë për të dhënë llogari për akuzat.