Marrëdhënia e trazuar e Mauro Icardit me Wanda Naran, ka marrë një tjetër kthesë, pasi sulmuesi i PSG-së postoi një mesazh të ri që duket se konfirmon se ata janë ndarë përfundimisht.
Icardi, 28 vjeç, tani ka i ka bërë “unfollow” gruas së tij në Instagram, ndërsa ka postuar edhe një foto të re me mesazhin: “Nuk është aq keq të jesh vetëm”.
Deri më tani, sulmuesi ndiqte vetëm gruan e tij në rrjetin social, por tani e hoqi edhe atë nga lista.
Ky postim duket se i jep fund lidhjes së tyre, ndërkohë që pak ditë më para Wanda Nara e akuzoi publikisht Icardin-in për tradhti.
Një javë më parë Nara shkroi në Instagram: “Shkatërrove një tjetër familje për një ku***‘, duke pretenduar se Icardi kishte pasur një lidhje.
Icardi dhe Nara u martuan në maj 2014 pasi Nara la ish-bashkëlojtarin e Icardit në Sampdoria, Maxi Lopez, i cili kishte tre djem me modelen./