BallinaShow BizzVin Diesel shoqëron drejt altarit vajzën e mikut të ndjerë, Paul Walker

Vin Diesel shoqëron drejt altarit vajzën e mikut të ndjerë, Paul Walker

Meadow Walker, vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker është ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj në Republikën Domenikane në fillim të këtij muaji. Lajmin e bëri të ditur vetë 22-vjeçarja përmes një postimi të ndjerë në Instagram.

Meadow, u shoqërua drejt altarit nga një prej miqve më të mirë të të atit, Vin Diesel në mungesë të pranisë së tij. Emocionet e Diesel mund të dalloheshin vetëm prej një videoje të shkurtër, ku teksa e përqafon dhe e shoqëron drejt bashkëshortit, i duhet të marrë frymë thellë.

Përveç tij, e pranishme në dasmë ishte dhe ylli tjetër i Fast & Furious, Jordana Breëster një tjetër mikeshë e Paul Walker. Vajza e aktorit të ndjerë, u shpreh për Vogue se planet e dasmës u ndikuan ndjeshëm nga pandemia pasi familja e partnerit s’mundi të ishte e pranishme.

Festa ishte shumë private, por të ftuarit u siguruan ta shijonin gjer në fund në mënyrën më të thjeshtë të mundshme: duke kërcyer zbathur në rërë dhe fishekzjarrë për të mbyllur mbrëmjen.

Çifti zbuloi se u fejuan në gusht të këtij viti, pasi vetë Meadoë postoi unazën e fejesës përmes një videoje në Instagram.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular