Në eventin kushtuar 150 – vjetorit të lindjes së poetit të madh dhe korifeut të Rilindjes sonë Kombëtare, At Gjergj Fishta, organizuar nga Bashkia dhe Biblioteka e Lezhës, poeti dhe prozatori Ahmet Prençi u vlerësua me Çmimin e Karrierës “Gjergj Fishta” për romanin “Anja”. Natyrisht që autori Prençi do të përjetonte një kënaqësi të jashtëzakonshme. Kjo edhe për faktin se romani i tij “ANJA” vlerësohet nga një juri e përbërë nga personalitete të letrave shqipe, si poeti laureat Rudolf Marku, shkrimtarja Natasha Lako dhe Bajram Kosumi, shkrimtar, profesor, studiues.
“Urimet më të mira për Kryetarin e Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu për organizimin dinjitoz të këtij manifestimi mbarëkombëtar kushtuar veprës dhe jetës së At Fishtës” – shkruan Ahmet Prenci pas marrjes se cmimit.
Ahmet Prençi vlerësohet me çmimin e karrierës “Gjergj Fishta”
RELATED ARTICLES