BallinaBota"Dendias qan dhe dridhet si fëmijë"! Shefi i diplomacisë turke trondit Athinën,...

“Dendias qan dhe dridhet si fëmijë”! Shefi i diplomacisë turke trondit Athinën, pritet reagimi i Greqisë

spot_img
spot_img

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka folur në lidhje me krizën e fundit të vendit me perëndimin duke shpjeguar edhe detaje nga tërheqja prej vendimit për të shpallur “non grata” 10 ambasadorët që kërkuan lirimin nga burgu të aktivistit Osman Kavala.

Duke folur për CNN Turk, Çavusoglu tha se tërheqja ndodhi pasi disa vende sipas tij i thirrën ambasadorët e tyre për të kërkuar shpjegime në lidhje me reagimet e bëra.

Pati disa prej atyre që bënë gati edhe valixhet për të ikur”, tha shefi i diplomacisë turke, raporton abcnews.al.

Ky i fundit u pyet edhe për përjashtimin nga programi i avionëve të gjeneratës së pestë “F-35” për shkak të afrimitetit me Rusinë duke thënë se nëse SHBA-të nuk ua shesin këto avionë, atëherë Rusia do të jetë një alternativë.

Në lidhje me raportet me Greqinë, ai tha se shefi i diplomacisë greke qan dhe ankohet në çdo mbledhje të NATO-s duke akuzuar Turqinë për ngritje të tensioneve në rajon.

Nuk ka ditë që ai të mos qajë para udhëheqësve të shteteve të tjera duke u ankuar për ne. Qan në çdo mbledhje dhe dridhet si fëmijë”, tha Çavusoglu.

Greqia ka arritur disa marrëveshje për blerjes armësh nga Franca gjatë muajve të fundit, gjë që pritet të rikthejë balancën e forcave në Mesdhe,  e cila deri më tani ka anuar nga Turqia.

Përjashtimi i Turqisë nga programi i avionëve F-35, vonesat në modernizimin e avionëve F-16 si edhe probleme të tjera me sistemet raketore anti-ajrore, e kanë bërë Turqinë një kundërshtar më të lehtë për grekët dhe Francën në Mesdhe./CNN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular