Nga Xhelal Mziu
Fjala sot në Parlament!
Ratifikimi i marveshjes së garancisë ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, për marveshjen e huasë prej 70 milionë Euro per OSHEE, për shpenzime operative dhe jo kapitale, më step!
Sapo erdhi në pushtet, banda e Rilindjes në qeveri, përdori shtetin, policinë, prokurorinë dhe gjykatat për OSHEE, duke e fshehur sulmin e saj pas “performancës së dobët”, borxhit të lart dhe punonjësve politik!
Por çfarë ndodhi me OSHEE-në në këto 8 vite ku Rilindja ka pasur çdo pushtet në dorë?!
Qeveria e ardhur në pushtet me premtime të mëdha, gjëja e parë që bëri, ishte goditja e abonentëve familjarë, sidomos familjeve në nevojë.
Heqja e fashos mbrojtëse, u shoqëruar me rritje të çmimit të energjisë.
Ju ndërpre energjia me mijëra e mijëra familjeve, u burgosën me mijëra të tjere, madje, qytetarë të cilët provuan burgun për 35 mijë lek të vjetra, varen veten në qeli e banesa për pamundësisë financiare, por dhe të turpit që nuk e paguanin dot faturën!
Por, kur gjithe qytetarët paguan qindra mijëra e deri miliona leke, gjoba e fatura të papaguara të energjisë, ndaj OSHEE.
Por kur Rilindja ka nisur mandatin e tretë të vjedhur, borxhet e shtetit ndaj OSHEE, arrijnë mbi dyfishin e vitit 2013, ose 100 milionë euro borxhe më shumë, vetëm nga entet shtetërore !
Borxhet e shtetit ndaj OSHEE në 2013 ishin gati 8.9 miliardë lekë, nga të cilat 3.9 miliardë lekë ishin borxhet e institucioneve buxhetore, dhe 5 miliardë ishin borxhet e institucioneve, jobuxhetore, si Ujësjellësa, etj.
Llogaritë dhe krahasimet janë të thjeshta.
Në 2014, qeveria ndërmori një sërë hapash ligjorë shtrëngues dhe penalizues duke u kthyer në “Përmbarues të OSHEE-së” dhe patem një ulje të borxhit.
Në 2015, borxhi i buxhetorëve dhe jobuxhetorëve ndaj OSHEE-së ra në 5 miliardë lekë!
Por çfarë ndodhë sot në 2021 me këto borxhe!
Sektori jobuxhetor sot është mbi 16 miliardë lekë borxhe !
Sektori buxhetor sot është 5 miliardë lekë borxhe !
Pra një borxh shtetëror 4 here me shume se ne 2015 dhe rreth 2,4 herë më shumë se në vitin 2013, plot 21,5 miliardë lekë ose 180 milionë Euro, e barabartë me 1.2% të Prodhimit të Brendshem Bruto.
Ky borxh i fshehtë, vjen për shkak të keqmenaxhimit politik dhe mbingarkimit me stafe politike të panevojshëm!
Qeveria e Rilindjes dy herë u ka futur duart në xhepa taksapaguesve shqiptarë, per te paguar borxhet dhe faturat e papaguara të Ujësjellësave kundrejt OSHEE.
Vetëm në shkurt të vitit 2015:
OSHEE, KESH dhe Qeveria i falen borxhet njëra-tjetrës 9 miliarde lekë ose 80 milionë Euro!
U fal një vlerë debie më e madhe se 70 milione Eurot nga BERZH që diskutojmë sot.
Vetëm për vitin 2018-2020 kemi 21.277 abonentë debitor me 7,2 miliardë lekë detyrim dhe 2,9 miliardë lekë kamatë ose 10,1 miliardë lekë Debi, thekson KLSH, dhe miliona Euro të tjera, per shpërblime, gjyqe të humbura për largimet politike, apo për çështje të humbura në arbitrazhet ndërkombëtare të OSHEE.
Dhe pse shteti u kthye në një “policë, prokurorë dhe gjyqtarë” ndaj bizneseve dhe qytetarëve të thjeshtë, por Jo konsumatorëve të mëdhenj!
Dhe pse u rrit çmimi i energjisë, duke shkuar deri në dyfishimin e saj për fasho të ndryshme abonentësh!
Performanca e OSHEE-së është bërë keq e më keq!
Pyetja që shtrohet është fare e thjeshtë:
A kemi sot një OSHEE që aq shumë u investua e trumbetua ne keto 8 vite ?
Te dashur qytetare!
A e dini që humbjet teknike sot janë mbi 20% dhe pse janë shpenzuar me miliarda lekë investime ?!
A e dini që nuk blejmë energji në bursë, por me nënkontraktorë, për arsye korruptive!
A e dinë shqiptarët që u shit energjia në verë me çmimi të ulët dhe blihet sot që është shumë më i shtrenjët.
Kjo na ka kushtuar miliona Euro duke krijuar krizë korrupsioni dhe jo krizë për shkaqe energjetike ?!
Kryeministri thirri tellain e së keqes, se po vinte drejt Shqipërisë një krizë globale energjetike!
Ai mashtroi duke u përpjekur të fshehë zullumin e korrupsionit në KESH dhe OSHEE.
Po po, mashtroi.
Mashtroi sepse të nesërmen e tellallit të së keqes, pikërisht me 4 tetor, nga ora 17.00 deri në orën 23.00 të mbrëmjes KESH i ka dhënë kompanisë NOA, 1.807 megavat energji në periudhën #Pik, ku çmimi në bursën hungareze, varionte nga 206-271 euro për megavat!
Në atë ditë, NOA i ka kthyer KESH mbrapsht 817 megavat energji, nga ora 01.00 deri në 06.00 të mëngjesit, me çmim nga 50-150 euro për megavat!
Nga 1-13 tetor KESH i ka dhënë NOA, 10.417 mega vat energji me vlerë 2 milione 620 mije euro, dhe NOA i ka kthyer KESH mbapsht, 12.200 mega vat energji me vlerë 1 milion 557 mije euro.
Në 10 ditë, Kaskadës së Drinit e shqiptarëve, i janë vjedhur plote 1 milionë e 80 mijë euro!
Kjo skem korruptive është aplikuar nga qershori deri në tetor!
Kriza nuk po u vjen shqiptarëve nga tregu ndërkombëtar, por kriza e krijuar nga Edi Rama dhe vartësit e tij në KESH dhe OSHEE me skemat e tyre korruptive.
A e dinë shqiptarët, që numri i punonjësve ne OSHEE, gati është dyfishuar ne keto 8 vite, militantë e patronazhistë me rroga nga taksat e shqiptarëve në shërbim ndaj Partisë Socialiste!
A e dinë shqiptarët, që fondi i pagave në OSHEE është tre herë më i lartë se në vitin 2017 dhe 4 herë më shumë se 8 vite më pare ?!
Po, 4 herë më shumë!
Sepse Rilindja paguan me taksat e shqiptareve militantët shantazhistë që siç u përmend edhe në raportin e Komisionit Europian, si skandali i patronazhistëve që përdorën të dhënat e shqiptarëve për tu marrë votën me presione e para apo falje faturash të energjisë e të ujit.
Janë mbi 6 mijë e pesqind punonjës të OSHEE të përdorur si patronazhist dhe në pagator për dhënie parash në këmbim të votave!
Shqiptarët i kanë parë makinat luksoze të OSHEE në çdo rrugë, fshat, lagje, qytet, bashki, qark dhe gjithë Shqipërinë, dite dhe nate në fushatë, në vend që të ishin duke punuar për të rregulluar defektet e linjave.
Shqiptarëve tashmë i është rikthyer zhurma e gjeneratorëve në qytete dhe qiriu e pisha në zonat rurale.
Ju jeni dëshmitarë të ndërprerjes së energjisë në komisionet parlamentare, por jo me orë si në qarkun e Dibrës, në Kamëz, e gjithë Shqipërinë.
Me mijëra familje janë pa energji elektrike për pamundësi financiare sot, pavarësisht se kanë fëmijë të vegjël, të moshuar, por dhe të sëmurë në shtëpi.
Në të gjithë Shqipërinë investimet janë me pikatore, në qarkun e Dibrës nuk është bërë asnjë investim kapital duke stimuluar emigrimin e tyre.
Kemi kabina elektrike të rrënuara ose transformatorë të vendosur në tokë, shtylla me copa druri apo hekuri, tela me gjemba, etj duke u kthyer në rrezik real për banorët!
(Shiko pamjet)
Madje kur digjet transformatori në shumicën e rasteve blihet nga banorët, se nuk është në inventarin e OSHEE, thonë drejtuesit e tyre!
Nuk ka elektriçist në asnjë zonë rurale të qarkut të Dibrës banorët janë të detyruar të luajnë rolin e elektricistit duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, ose te rrijne pa drita.
Elektricistët shërbejnë vetëm si grup i gatshëm për të ndërprerë energjinë kush nuk paguan!
Kjo është situata me energjinë sot kur ju doni të merrni borxh të ri që do ti paguajnë shqiptarët, sepse ju doni të fshihni krizën e korrupsionit që keni krijuar vetë.
Me siguri, pas pak ditësh do të vini me një tjetër projekt për hua, këtë herë për të ngritur në hapsirë satelitët e Ramës që të fotografojnë nga lart korrupsionin që errëson Shqipërinë!