Deputeti i PD Tomorr Alizoti gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka shpjeguar qëndrmin e tij lidhur me situatën në Partinë Demokratike. Ndër të tjera, Alizoti ka sqaruar edhe diskutimin që ka patur me kryetarin Basha në mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa tha se në media ky debat është nxjerrë nga konteksti. Ai theksoi se ndodhet në këtë forcë politike, jo për hir të Bashës apo Berishës, por për hir të historisë së tij familjare.
“Esenca e themelimit të PD-së ka qenë mendimi ndryshe. Unë nuk jam në PD as për Berishën as për Bashën, unë jam në në PD, për arsyet e mia historike, për njerëzit e mi pa varr. Ne familjen time ka vetëm dy varre që është vetëm ime më dhe im atë. Gjyshërit e mi nuk dihen ku janë. Une kam lindur ne internim dhe kam parë tim atë në Spaç, kam par tmerret e komunizimit”, tha Alizoti.
“Kur Edi Rama shëtiste nëpër bllok unë isha në internim, jetoja në kasolle. Për mua ky ëhstë misioni i madh i historisë sime”, vijoi ai
Alizoti pohoi se PD është aktualisht në krizë, por sipas tij kjo vjen nga mungesa e ideologjisë në parti.
“Kriza reale në PD është se nuk ka ideologji, nuk ka luftë ideologjish. Kriza më e madhe është kriza ideologjike e të djathtës shqiptare dhe pikërisht sepse ka përfunduar në një realitet nëpërmjet dy individësh. Për mua si Alizot është e rëndësishme opozita, është e rëndësishme Partia Demokratike, që cilido që të fitojë këtë betejë, do të jetë më e vogël dhe nga kjo mbretëron Edi Rama në Shqipëri”, u shpreh deputeti./Opinion.al