Do të jetë një protestë tërësisht ndryshe kjo e 25 majit. Në emisionin Tempora të Sonila Meços trasmetuar mbrëmjen e 21 majit në RTV Ora, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së z zbuloi planin
Aleksandër Biberaj: “Do të jetë protesta më e madhe që ka parë Shqipëria. Do të ketë shumë forma proteste. Do të jetë një protestë afatgjatë.
Sonila Meço: Në kuptimin që nis më 25 maj dhe nuk mbaron më 25 maj?
Aleksandër Biberaj: Mund të vazhdojë. Dhe nga 25 maj protestat do të jenë pa ndërprerje deri më 30 qershor. Protesta do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Do të protestojnë të gjithë grupet e interesit, të gjithë opozitarët. Kryeministri nuk ka alternativë tjetër.
Më tej Biberaj thotë se zgjedhje me një palë nuk mund të ketë dhe është i bindur se edhe ndërkombëtarët do të ndryshojnë mendim për këtë cështje.
“Çdo njeri në botë e di që nuk mund të ketë zgjedhje vetëm me një palë sepse shkojmë në monizëm. Edhe sot gjysma e njësive vendore, gati kanë vetëm një kandidat. Çdo njeri e ka të qartë. Qëndrimi i ndërkombëtarëve shpesh është qëndrim shumë konjuktural. Dihet që ndërkombëtarët punojnë me qeverinë. I dimë këto qëndrime sepse kemi punuar me faktorin ndërkombëtar, por qëndrimi i tyre do të ndryshojë. Opozita është në të drejtën e saj për të protestuar dhe realizuar qëllimin e saj përmes protestave.”