Fermerët e Lushnjes dhe eksportuesit më të mëdhenj në vend kanë dalë në protestë, paraditen e sotme. Sikurse shihet edhe nga pamjet, fermerët kanë dalë në vendin e quajtur rreth rrotullimi i Plugut, në hyrje të qytetit të Lushnjes.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forca të shumta të policisë për të shmangur përshkallëzimin e situatës, ndërsa prezentë duket edhe policia rrugore që po ndihmon në qarkullimin e mjeteve, në mënyrë që të mos paralizohet i gjithi.
Fermerët janë ta pajisur me pankarta ku tregojnë qartë kërkesat e tyre dhe arsyet e kësaj proteste.
“Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg.
-Instrument për formalizim.
-Instrument zhvillimi jo përkrahje sociale.
-Lufton korrupsionin dhe burokracinë
-Stimulon suksesin, lufton parazitizmin
-Garanton efektshmëri të shpenzimit
-Zero kosto implemtimi“, shkruhet në një nga pankartat që fermerët mbajnë në duar.
Ndërkohë që protësta është shoqëruar edhe me tension e përplasje në mes të fermerëve të shumtë por edhe të policsë së madhe në numër.