Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në Shqipëri. Nga të dhënat paraprake mësohet se epiqendra ka qenë pranë Bulqizës, e cila gjatë këtyre ditëve ka patur aktivitet të shtuar sizmik. Lëkundjet janë ndjerë edhe në katet e sipërme të ndërtesave në Tiranë duke shkaktaur shqetësim te qytetarët.
Mësohet se tërmeti pati një magnitudë prej 4.1 të shkallës Rihter. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale.
Tërmeti i ndje i fortë në sipërfaqe pasi thellësia ishte vetëm 4 kilometra.
Fill pas tërmetit, mijëra qytetarë kanë mësyrë në faqen e Institutit Europian të Gjeodinamikës duke shprehur shqetësimin e tyre për vijimin e lëkundjeve në pjesën veri-lindore të Shqipërisë.