BallinaAktualitetLëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Bulqizë

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Bulqizë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në Shqipëri. Nga të dhënat paraprake mësohet se epiqendra ka qenë pranë Bulqizës, e cila gjatë këtyre ditëve ka patur aktivitet të shtuar sizmik. Lëkundjet janë ndjerë edhe në katet e sipërme të ndërtesave në Tiranë duke shkaktaur shqetësim te qytetarët.

Mësohet se tërmeti pati një magnitudë prej 4.1 të shkallës Rihter. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale.

Tërmeti i ndje i fortë në sipërfaqe pasi thellësia ishte vetëm 4 kilometra.

Fill pas tërmetit, mijëra qytetarë kanë mësyrë në faqen e Institutit Europian të Gjeodinamikës duke shprehur shqetësimin e tyre për vijimin e lëkundjeve në pjesën veri-lindore të Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular