BallinaAktualitetVIDEO/Ooo të q**** ropt! Vrasja në “Astir”, qytetari shikon dy viktimat në...

VIDEO/Ooo të q**** ropt! Vrasja në “Astir”, qytetari shikon dy viktimat në makinë dhe vë duart në kokë

spot_img

Pamjet filmike vetëm pak momente pas atentatit me dy viktima të ndodhur mbrëmë në Tiranë janë publikuar në rrjet.

Në videon e publikuar shihet një grumbull qytetarësh që afrohen te makina tip “Audi” me ngjyrë të bardë, me të cilën po udhëtonin Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, që fatkeqësisht mbetën të vdekur në vend pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Vetëm pas momente pas atentatit, kur në vendngjarje nuk kishte arritur as policia, është një qytetar që afrohet te xhami i makinës dhe pasi shikon se brenda saj të dy personat janë të vdekur, vë duart në kokë dhe shan me zë të lartë.

Mesa duket, djali ka qenë i njohur i ndonjërit prej viktimave, ndërkohë që një person tjetër mundohet ta qetësojë dhe ta largojë.

Erigers Mihasi dhe Armando Dumani u qëlluan për vdekje pasi kishin lënë lokalin ku po pinin kafe dhe hipën në makinë. Drejt tyre u qëllua më shumë se 30 herë me 2 kallashnikovë, të cilët u gjetën brenda makinës së djegur të autorëve në Thumanë.

Video e marrë nga JOQ

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular