Një lajm i bujshëm ka ardhur sot nga Kosova, e cila është përsëri zyrtarisht pa trajner pasi kontratat e Primozh Gliha ka përfunduar pas ndeshjeve kualifikuese të Botërorit. Sipas mediave në vend, legjenda e futbollit botëror, Marko Van Basten, është një nga kandidatët me ët cilin po negociohet në këto ditë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur që pas shkarkimit të Shaland diskutimet me emra të ndryshëm, si Magat apo edhe De Biazi, por sot ka dalë në skenë kjo hipotezë që do të ishte me të vërtetë e bujshme. Bëhet fjalë për një personazh nga më të njoghurit e botës së futbollit, edhe pse eksperiencat si trajner nuk kanë qenë ndër më të suksesshmet.
Ai drejtoi për 5 vite (2004-2009) Holandën, duke u larguar mes polemikave, ndërsa më pas drejtoi Ajaksin, Herenvenin dhe Alkmarin, ky qëndroi një vit si asistent, ashtu si edhe te Holandën në vitin 2016. Që atëherë, ai ka qenë drejtor teknik i FIFA-s, por në Federatën e Futbollit të Kosovës janë të bindur se mund ta kthejnë përsëri në pankinë “mjellmën e Utrehtit”. PANORAMASPORT.AL